Home > Author > Ernest Koliqi
1 " TingllimHjek keq por sё kthej te ti. Qe, lot`t i tera.Mbas tashit nji pikё lodje sё derdh pёr ty.S’ke mbet veç ti, ka edhe varza tjera,por nuk mё kan bamun dritё der’sot kёta sy.Kangёt qi t’i kndova ka me i tretun era.Emni i yt nё zembёr t’eme ka me u shlye.Ti duej ke tё duesh tash qi ka dalё prendvera.Se na lidh ma gja. U zgjidh, u zgjidh ky nye.Pertrihet nё ket stinё tё bukur marё natyra,dhe shpirti i em nё kto dit ka m’u pёrtri.E krejt jetёs s’eme do t’i ndrrojё, po, ftyra.Mbas tashit ti nё daç mё duej e nё daç mos mё duej,por lulet qi shpёrthejn sivjet nё kёt shtёpi,nuk çilin ma pёr ty. Janё tё tjetёrkuej. "
― Ernest Koliqi
2 " Shkodra në mëngjeseKendojnë bashkë në mengjese pesë kumbonare,kendojnë në ajri mbi Shkoder ende fjetë:mbi Maranaj qet vetllen kureshtareagimi e hjedh në liqe synin e qetë.Perhapë lajmin e zgjimit rrezja e parëtë parat përshëndetje dridhen në heshti të letë,e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fareShkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë.E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepijaudha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë:skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitënë syt e vashave, qeshë, e mbush me dritëkaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë. "
3 " Kushtrimi i SkanderbeutÇ’asht moj Zanë kjo gjamë nga malet, Ç’asht kjo ushtimë që kurr nuk ndalet, L’shon kushtrimin Skanderbeu, Dridhet toka, tundët dheu.N’kambë shqiptarë ju me u çue, Me ngjesh armët me luftue, Ka ardhun dita e Lirisë, Dërmen me ia dhanë Turkisë.N’kala t’Krujës valon krenar, Njaj flamuri fitimtar, Njaj flamuri kuq e zi, Që në shekujt veç ka pri.N’Lezhë shpejt mblidhet nji kuvend: Flasin princat rend me rend, Skanderbeu nji fjalë ka thanë: Të bashkuem t’jemi të tanë.Lezhë qytet i Ilirisë, Mblodhe burrat e Shqipnisë, N’krye qëndron Gjergj Kastrioti, I Shqiptarve Princ Kryezoti.Pa ndigjo Sulltan Murati, Për njat kryq që mbaj në gji, Me marrë Krujën je ba gati, Gjithë ushtrinë kam me ta gri!Fort tërbue asht Sulltani, E ka dyndun gjithë ushtrinë, Rrethim Krujës veç i bani, Ban hesapet pa hanxhinë.Se jo, Kruja nuk dorzohet, Skanderbeu fort e mbron, Njaj Murati krejt tërbohet, Prej trishtimit ma nuk rrnon.Gjith Evropa n’kamb asht çue, Mbretën, Roma e Venediku, Skanderbeu qoftë nderue, Na ka mbrojt prej çdo rreziku.Emni i tij me shkronja t’arta, Rrin i shkruem në Histori, Me levdatat ma të larta, Përjetsisht i qoftë lavdi!Çdo shqiptar për të krenohet, Për kët Princ e luftëtar, Brez pas brezi do të kujtohet, Si ma i Madhi Hero Kombëtar! "
4 " Shkodra ne mbramjeSa ambel n’mbramjeshqimet drita e diellitqi bje kadalkadale andej kah anae malit tue lan’ mbrapa ngjyrat e t’tana:zambake ar, vjollza e fletza drandofillit,e n’at zjarrm lulesh,ndez’ nder skaje t’qiellitvizaton Rozafati gurt vigana,e neper hyj qi kallen n’qiellt e gjanadel si vetull hyjneshe hana e prillit.Prej Maranajt zbret nata (nga erdh dita),per me fil’ ngjyrat qi pat falun drita,E Shkodra n’hije pak nga pak, qe,hume.Minerat permbi te, t’bardha n’ajri,sogje qiellore duken qi e ruejn’ n’gjumekur flen nen hyj qi i a mbulojn’ qiellt unjit. "
5 " Kroni i katunditShtegu qi çon te kroni asht shetija e katundarvet. Buzë mbramje me buljere në krah, dalin gra e vajza për me mbushun uj në krue. Ndeshen udhës shoqe me shoqe e shëndrrojnë dy fjalë.Dita asht e mundshme ndër katunde e ato biseda mbramjeje disi janë nji pushim e nji argtim. E ndërsa dielli prendon e hana del, kroni i mbushë buljerat nji nga nji tue kendue. Secilës vajzë e secilës grue i kendon nga nji kange te veçante, përse kroni te tana i njef. Vajzat i njef të vogla e i pau dalkadalë tue u rritë; gratë i njef nuse e i pau dalkadalë tue u plakë. Pasqyra e qetë e ujit mban kujtimin e të gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehtë, i kendon gjithkuj kangen e mallëngjyeshme të kohës së kalueme. Por pak kush din ta marrë vesht... E shumta kalojnë habitshëm. Shuejnë etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojnë. Kjo, ndoshta, asht ma mirë për to, sepse kanga e kronit shëndrrohet në vaj, tue jehue në thellsit e shpirtit. Atëherë ma mirë mos me ndigjue. "
6 " Shkodra ne zhegE zhegu jeten edh’ e shafitee krejt qyteti disi kolomendet;heshtin pirajkat, heshtin avlimendet,e n’at heshti mbretnon e bardha drite.Vec ndonje cikrik pusi tur kersitedegjohet hove-hive e’ i hap qi endetvetmimtar n’zheg,msa flejn’ njerzit e sendet,edhe kadalkadal vjen tu’u avite.Oh, shqetija fmijnore,n’moshe’ t’prarueme !Nana na vente, n’zheg ne fmijjt,me fjeteper t’i dhan me gjum’ t’on’, pak pushim shpis…Por na sa ndiejshem ngjat at hap, n’te shtruemes’na zente vendi vend: rrijshim t’paqete,pse at hap e ndiqte britma e hallvaxhis! "
7 " Lutja e deshpruemeJu qi keqas t’vorrosun keq flêni nder murrânambi shpate t’pjerrta a n’pyje, n’breg deti ase n’breg lumi,deshmor‘, q’êmën t’lavdishem keni thadrue n’gojdhâna,nën dhé me gjak t’uej t’rîmun idhnín nuk u a shuen gjumi.Ju qi n’vorre t’vetmueme keq flêni e nuk pushonie as deka varrz e shtatit nuk thau as nuk u a mbylli,qi éshtnat vrik ju dridhen kur del nji zâ nga pylli,a kur nji zhapllim‘ hapash përbrî murân’s ndëgjoni,ju qi n’mesime fisnike t’lahutës jeni rritun,ju qi burrnín jetike e patët si mësuese,ju qi lirín kreshnike zgjedh‘ e kishi per nuse,ju qi n’mprojen e nderit botën keni çuditun,sot n’murrâna t’harrueme kërkoni kot pushim:ju qi epopé t’panjoftun shkruet me gjakun e kuq,plot vrumulisje n’eshtna rrini tue bluem idhnimin,fatosa orzez, për flîjen e jetës q’u shkoi huq.U rrzuet tue rrokun armën dhe rrzue me jue fisi;ato q’atdheut i kjené ndër mote gardh çeliku,porzmat vigâne t’ueja, jo, nuk i mposhti anmikupor mâma e fatit, mâma qi befas mbi né krisi.N’heshtim t’natës shqiptare s’ndëgjihet kund zâ njerit,prân‘ votres s’fikun nânat n’vaj nuk e njomin bukën,por me sy t’papërlotun plot shkndija mnije, strukëntue prit‘ furín ahmarrse qi t’thej‘ t’prîmunt e mnerit.Jo váj por gjâm e ahté prej pyjesh sjell jehona,zhumhura e rrebtë e lumit kushtrim zâ-mbytun ngjanë,shpirtnat errson e ballet vrugon, ndiell mort zezonaq’atdheut palcet gjallnuese mâ t’mshefta po i a thanë.O Perëndí, na tokën pranuem qi Ti na fale,n’tê tash tridhet‘ qindavjeta na u end e ndershme jet,jetuem m’kto troje t’vobta, n’kto brigje t’thata e t’shkreta,ngujve larg botës tjetër tue ruejtun dhên mbi male.Me mzi strehueme trupin nga shiu e brshni e marrdha,n’kasolle e stane t’brishta qi shpërthejshin duhínat,pa dijt‘ qejfet e holla, pa dijt‘ ç’janë miradinat,pa njoft‘ doket e lmueta të kombeve fatbardha.E, pra, t’ushqyem n’kto gryka me bukë kollomoqeQi e zbutshin n’új të kronit, s’lypshim kurrgjâ mâ shum,sepse bylmet na kishin nji lirí t’thjsht‘, t’pashoqe,qi me hiret e veta na e bânte gjakun t’lum.Nânat me qumsht‘ të pastër andjen n’shpírt t’on‘ dikojshinMe fluturue si shqipe në qiell t’nderit shqiptar,n’flak t’dokeve m’u kndellun e n’zjarrm t’buzmit bujar,qi kobin e zvetnimit nga votra na e largojshin.O Perendí, ndër shekuj ûja buzën na e zverdhi,shpesh u errem pa hângër bukën m’e ruejt‘ për fmíne mitun q’ish n’e rritun, por n’qe ‘i mik né shpínna msyni, ia vûm para at buk mikut kur erdhi.Pse kshtu na e randon jetën me dhunë e me krajata?Lírin e dy gisht nderi n’shtek t’ballit: s’kishim tjetër:kto dy të mira zbritshin vobeksín t’on‘ të vjetër.Po pse, o i Lumi i Qiellvet, na i rrmbeve kto dhurata? "