Sa ambel n’mbramjeshqimet drita e diellit qi bje kadalkadale andej kah ana e malit tue lan’ mbrapa ngjyrat e t’tana: zambake ar, vjollza e fletza drandofillit, e n’at zjarrm lulesh,ndez’ nder skaje t’qiellit vizaton Rozafati gurt vigana, e neper hyj qi kallen n’qiellt e gjana del si vetull hyjneshe hana e prillit. Prej Maranajt zbret nata (nga erdh dita), per me fil’ ngjyrat qi pat falun drita, E Shkodra n’hije pak nga pak, qe,hume. Minerat permbi te, t’bardha n’ajri, sogje qiellore duken qi e ruejn’ n’gjume kur flen nen hyj qi i a mbulojn’ qiellt unjit. "