49
" Mercenarët dhe ushtarët shqiptarë që kërkonin fatin e tyre duke u quajtur me emra të ndryshëm (kapeletë, stratiotë dhe estratiotë, kowali, morienë, xhenetarë), kanë luftuar në ushtritë e Francës, të Spanjës, të Perëndorisë së Shenjtë Romake, të Venedikut dhe të shteteve të tjera italiane, kanë lënë shumë gjurmë në historinë e Evropës. Ata kanë qenë luftëtarë të ndershëm, që nuk përvidheshin kurrë nga beteja, siç ishte zakoni i shumicës së mercenarëve. Francezët zemëroheshin me seriozitetin e këtyre ushtarëve, të cilët luftonin për punëdhënësit e tyre me gjithë shpirt, sikur po luftonin për çështjen e tyre. "
― Faik Konica
52
" Anadollaku ne mesalle
Ka ndenjur si nje ka
Po ha edhe po ha,
Shembet me pilaf,
Fruhet me hoshaf;
S`ka kohe te flase
Hedhe sa te pelcase:
Llop nje bakllava,
Llop nje hallva,
Llop nje revani,
Llop muhalebi.
Therret:-Hic jemedum!
– O burra, bre dudum!
Kerkon nje syltjac,
Porosit nje kulac,
Rremben nje bugace,
– Te rrembec nje kapace!
Te tere per nje darke,
Te tera ne nje barke!
Kur lodhet sa ngjinjet,
Pushon e shtrihet
Shtrihet dudumi
Dhe na e ze gjumi.
Neser kur te zgjohet
E, me “bismil-lah”,
Prape pilaf
E prap hoshaf.
“Qebap boll-boll
Koxha Anadoll!”
More dudum kokekungull
Gojebuall e barkrrumbull
Thuame, te rente pika!
C`te duhet ty politika?
Hiq, more dudum dore, hajde
Te te kllasem ne nje kade
Plot me mjalt`e me recel
Ha pi e kurre mos del. "
― Faik Konica
58
" Ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja dhe kur më dërgojnë artikuj për të lavdëruar fetë, unë i shtyp pa besuar, sepse nuk kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës. Po kur unë besoj, them, shkruaj që më vjen të vjell nga çdo fe, ata, shpirtrobërit ulërasin: s’të lejojmë të shash fetë! S’më lejoni të shaj fetë?! Po unë, shpirtrobër, pse ju lejoj t’i lavdëroni fetë? A kini, në mos filozofi, pak mend të kuptoni që fjala juaj është fjalë gomari? "
― Faik Konica