Home > Author > Aurel Plasari
1 " Kur është fjala për hulumtimin shkencor, në filozofinë e historisë bëhet qysh në krye një dallim: qëllimi i çdo hulumtimi të tillë është, nga njëra anë, të njohurit, nga tjetra, të kuptuarit e fenomeneve. E njohim një fenomen atëherë kur ia përftojmë shëmbëlltyrën në mendjen tonë; e kuptojmë atë fenomen atëherë kur përftojmë shkakun e shfaqjes së tij të veçantë të të ekzistuarit. "
― Aurel Plasari , Fenomeni Voskopojë
2 " Ne brigjet e bardha te Detit te Zi rri une me ty. Uji vazhdon te rrjedhe, si koha. Nuk plakemi. Plaket dora, plaket syri, dhe zemra plaket. Te kredhur ne soditje, asnje rrjedhje nuk ndiejme, as peshperimen e mezindjeshme te valeve. Sepse valet perplasen njera mbas tjetres dhe hijet zgjaten mbi uje e nuk thyhen.Plaket materia, plaket dhe koha, ne nuk plakemi.Rete shnderrohen ne rere. Rera shnderrohet ne gur. Nuk plakemi. Plaket uji, plaket bregu dhe vete Deti I Zi; ne nuk plakemi. Plaken hija, trupi dhe shpirti. Ne nuk plakemi. Plaket edhe vete Libri tibetian I te Vdekurve. Ne nuk plakemi. Rri une me ty ne brigjet e bardha te Detit te Zi; nuk qajme, nuk e bjerrim shpresen… "
― Aurel Plasari ,